Në Kosovë pritet mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave gjatë ditës, duke ruajtur fillimisht temperatura të larta dhe ndjesi pranverore.
Pasdite dhe në mbrëmje pritet depërtimi i masave më të ftohta ajrore, që do të sjellin ulje të temperaturave dhe përkeqësim të kushteve atmosferike.
Lokalisht do të ketë rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullimë, ndërsa në mbrëmje reshjet do të përfshijnë sidomos veriun e vendit.
Temperaturat do të luhaten nga 6°C minimalja deri në 24°C maksimalja.

