Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas një takimi me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si një darkë miqësore mes miqsh.
Abdixhiku ka bërë të ditur se shumë shpejt priten zhvillime të reja, duke paralajmëruar “lajme shumë të mira” për subjektin që ai drejton.
“Së shpejti do të vijmë me lajme shumë të mira. Është pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së”, ka deklaruar ai.
Ai theksoi se takimi me Osmanin nuk kishte karakter formal politik, por ishte një bashkëbisedim i zakonshëm mes miqsh, pa dhënë detaje të tjera konkrete mbi temat e diskutuara.
Megjithatë, deklaratat e tij kanë ngritur pritshmëri për zhvillime të reja në skenën politike, në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

