Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti në Samitin e EPC në Jerevan: Anëtarësimi në BE dhe NATO, prioritet strategjik për Kosovën

Qendra Info by Qendra Info
05/05/2026
in Lajme
0
Kryeministri Kurti në Samitin e EPC në Jerevan: Anëtarësimi në BE dhe NATO, prioritet strategjik për Kosovën
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Samitin e tetë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i mbajtur në Jerevan, ku ka theksuar përkushtimin e vendit për integrim euroatlantik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë samitit, Kurti ka qenë pjesë e dy paneleve kryesore, “European Coalition Against Drugs” dhe “Reinforcing Democratic Resilience and Addressing Hybrid Threats”, ku janë diskutuar sfidat e sigurisë, lufta kundër narkotikëve dhe kërcënimet hibride ndaj demokracive.

Në margjinat e këtij organizimi, ai ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të rëndësishëm ndërkombëtarë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, si dhe kryeministra të vendeve evropiane si Andrej Plenković, Luc Frieden dhe Petteri Orpo.

Gjithashtu, ai ka takuar edhe figura të tjera ndërkombëtare, përfshirë Princin Albert II dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, me të cilin Kosova synon të thellojë marrëdhëniet diplomatike.

Kurti theksoi se Kosova mbetet e vendosur në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke e konsideruar këtë si domosdoshmëri strategjike për stabilitetin, sigurinë afatgjatë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe rajonit. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën për njohje të mëtejshme ndërkombëtare dhe avancimin e statusit të Kosovës në vend kandidat për anëtarësim në BE, mbi bazën e meritës dhe përputhjes së plotë me politikat e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Related

Previous Post

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të martën në disa rajone të Kosovës

Next Post

Erdoğan kritikon BE-në: Europa ka më shumë nevojë për Turqinë sesa e kundërta

Next Post
Erdogan: Bisedimet e Paqes Rusi-Ukrainë Mund të Rikthehen në Turqi – “Tryeza e Paqes do të Vendoset në Stamboll”

Erdoğan kritikon BE-në: Europa ka më shumë nevojë për Turqinë sesa e kundërta

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.