Volodymyr Zelenskyy ka reaguar ashpër ndaj armëpushimit dyditor të shpallur nga Rusia për festimet e 9 Majit, duke e cilësuar atë si një manovër politike dhe ushtarake të Kremlinit.
Presidenti ukrainas deklaroi se Moska po kërkon “leje” nga Ukraina për të zhvilluar paradën ushtarake në Red Square dhe më pas të vazhdojë sulmet ndaj qytetarëve ukrainas.
“Rusia kërkon lejen tonë për të bërë paradë në Sheshin e Kuq për një orë dhe më pas të vazhdojë të vrasë njerëz”, deklaroi Zelensky.
Ai theksoi se Ukraina kishte propozuar një armëpushim real dhe më afatgjatë, por sipas tij përgjigjja e Rusisë kanë qenë bombardimet dhe kërcënimet me raketa.
Zelensky e quajti “të papranueshme” logjikën e Kremlinit dhe u bëri thirrje liderëve botërorë që planifikojnë të marrin pjesë në ceremonitë e 9 Majit në Moskë ta rishqyrtojnë praninë e tyre.
Më herët, Vladimir Putin kishte shpallur armëpushim të përkohshëm për datat 8 dhe 9 maj, me rastin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

