Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Klan Kosova në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt, të enjten pasdite.
Në videon e publikuar, shihet një person që sulmon kameramanin Arben Restelica me një shkop në shpinë. Gazetarja Qëndresa Tërshani bashkë me kameramanin e kanë paraqitur rastin në polici.
Restelica ishte duke xhiruar një një ambient publik kur u sulmua, Një akt i tillë është i papranueshëm, vë në rrezik sigurinë fizike të gazetarëve dhe pengon punën e lirë të tyre dhe mediave.
AGK-ja fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që të ndërmarrë masa të menjëherëshme për identifikim dhe arrestimin e sulmuesit dhe vënien e drejtësisë për këtë rast.
Ekipi i Klan Kosovës ka raportuar sot gjatë gjithë ditës për rastin në Emergjencën e Ferizajt, ku dyshohet se një nënë ka privuar nga jeta foshnjën e saj të porsalindur.
Në një moment gjatë raportimit nga Prelezi i Muhaxherëve, ekipi i Klanit është sulmuar, ku një person ka thyer kamerën e tyre.

