Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Memoriali i UÇK-së dyshohet se është thyer në Kosovë, dyshohet për ndërhyrje nga dora e njeriut.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
07/05/2026
in Category
0
Memoriali i UÇK-së dyshohet se është thyer në Kosovë, dyshohet për ndërhyrje nga dora e njeriut.
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori Blerim Latifi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se një memorial i UÇK-së në Kosovë është dëmtuar nga dora e njeriut.

Sipas tij, sulmet ndaj kujtesës kolektive fillojnë në këtë mënyrë dhe kjo paraqet alarm për shoqërinë.

Postimi i plotë:

Nuk është ndonjë memorial i harruar nga shekujt, i lënë në mëshirën e kohës dhe të natyrës. Është memorial i luftës së fundit, luftës së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës , e vetmja luftë çlirimtare që pati sukses në krejt historinë e përpjekjeve tona për liri.

Dhe shihet qartë se dëmtimi i tij s’ka ardhur nga “duart” e natyrës, por nga duart e njerëzve. Vetëm 27 vjet pas luftës çlirimtare, forcat e liga që ishin kundër saj kanë marrë guximin që nga fjalët të kalojnë në vepra.

Romakët e lashtë këtë do ta quanin Damnatio memoriae, shkatërrim i qëllimshëm i kujtesës. Dhe ky rast mund të jetë vetëm një lloj testi që i bëhet kësaj shoqërie. Nëse ajo hesht dhe nuk reagon, nesër mund të shihni shkatërrimin e memorialeve të tjera, të shtatoreve, e një ditë edhe të varreve të dëshmorëve.

Dikush mund të thotë se kjo që po them është alarm që nuk duhet marrë seriozisht. Por historia na ka dëshmuar se sulmet ndaj kujtesës kolektive fillojnë pikërisht kështu: duke thyer një gur varri këtu, duke përdhosur një memorial atje, për të vazhduar më pas me normalizimin e akteve të tilla, derisa një ditë të gjithë e kuptojnë se e tëra ishte një fshirje e qëllimshme e historisë.

Foto dhe info e marrë nga Berat Ademi

Related

Previous Post

ZRRE vendos: Miratohen tarifat e reja për KOSTT, KEDS dhe KESCO për vitin 2026.

Next Post

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës në Ferizaj, AGK reagon ashpër.

Next Post
Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës në Ferizaj, AGK reagon ashpër.

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës në Ferizaj, AGK reagon ashpër.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.