E premtja në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me riga lokale shiu gjatë pjesës së parë të ditës.
Pasdite dhe në mbrëmje reshjet do të intensifikohen dhe pritet të përfshijnë gjithë territorin e vendit. Në disa zona reshjet mund të marrin formë rrebeshesh më intensive.
Temperaturat do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë, duke u luhatur nga 10°C minimalja deri në 21°C maksimalja.

