Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se të shtunën, më 9 maj 2026, do të realizohen punime të planifikuara për siguri dhe mirëmbajtje të rrjetit energjetik, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa qytete dhe fshatra të vendit.
Sipas KEDS-it, punimet do të zhvillohen në rajonet e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, Gjakovës dhe Gjilanit.
Prishtinë
Nga NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërpritet:
- Dalja 10 kV Fshatrat 1
- Koha: 09:00 – 15:00
Fshatrat që preken:
Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Kunushefc, Buricë, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët.
Arsyeja:
Ngritja e shtyllave dhe kalimi i përçuesve në shtylla të reja.
Pejë
Nga TS 110/10(20) kV Peja 2 do të ndërpritet:
- Dalja 10 kV Dardania 2
- Koha: 08:30 – 12:30
Zonat që preken:
Dardania, Raushiqi, Jasiqi, Banja dhe disa biznese lokale.
Arsyeja:
Montim i konzollës së re dhe pastrim i trasës.
Ferizaj
Punime investive
Nga NS 110/35/10 kV Ferizaj 1:
- Dalja J06 – Gama – Mustaf Bucaliu
- Koha: 08:30 – 18:00
Preken:
Ben-Af dhe Hibi Petrol.
Punime nga pala e tretë
- Dalja J09 Drejtimi i Komogllavës
- Koha: 09:00 – 12:30
Preken:
Bibaj, Fshati i Vjetër, Gërlica, Komogllava, Varoshi dhe disa pjesë të magjistraleve Ferizaj–Kaçanik dhe Prishtinë–Ferizaj.
Gjakovë dhe Malishevë
Në rajonin e Malishevës do të ketë ndërprerje të shkurtra dhe të planifikuara në:
Dragobil, Drenoc, Pagarushë, Marali, Guriq, Janqishtë dhe fshatra të tjera.
Koha:
08:30 – 11:10 dhe ndërprerje të shkurtra gjatë ditës.
Arsyeja:
Montim dhe demontim i shtyllave të tensionit të mesëm.
Po ashtu, në Rahovec:
- Dalja 10 kV Shkoza
- Koha: 10:00 – 16:00
Gjilan / Kamenicë
Nga NS 110/20(10) kV Kamenica:
- Dalja 10 kV Kamenica
- Koha: 10:30 – 16:30
Zonat që preken:
Berivojca, Spitali, Gjykata, Shtëpia e Kulturës, Posta e Vjetër dhe disa biznese.
Arsyeja:
Realizimi i sistemit hyrje-dalje sipas projektit të aprovuar.
KEDS u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të planifikojnë aktivitetet e tyre sipas orarit të ndërprerjeve dhe ka kërkuar mirëkuptim për shkak të punimeve në rrjet.

