Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia: Kërcënimi ndaj Kurtit në rrjetet sociale erdhi nga Serbia

Qendra Info by Qendra Info
09/05/2026
in Lajme
0
Albin Kurti i përgjigjet Arbër Rrahmanit: Çështjet e ndryshimit të gjinisë nuk janë në kompetencë të familjes
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar origjinën e kërcënimit të publikuar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në rrjetet sociale, duke theksuar se postimi është bërë nga territori i Serbisë, përkatësisht nga qyteti i Kralevës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë të publikuar të premten në mbrëmje, hetimet janë zhvilluar menjëherë pasi autoritetet kanë pranuar informacionin për kërcënimin e publikuar nga profili “Severna Brigada”, organizatë e shpallur terroriste nga institucionet e Kosovës.

Policia bëri të ditur se rasti është trajtuar në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

“Kërcënimi është publikuar përmes llogarisë në Facebook ‘facebook.com/severna.brigada.2025’, ndërsa nga hetimet është konstatuar se postimi është realizuar nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Sipas autoriteteve, gjatë hetimeve janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit të llogarisë.

Policia ka bërë të ditur se njësitë kompetente kanë siguruar edhe informacione shtesë që pritet të ndihmojnë në vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Related

Previous Post

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të shtunën në disa rajone të Kosovës

Next Post

Shënohet Dita e Europës me koncerte dhe aktivitete festive

Next Post
BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën figurë unifikuese për president.

Shënohet Dita e Europës me koncerte dhe aktivitete festive

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.