Prishtina sot do të jetë në atmosferë festive me rastin e Ditës së Europës, e cila në Kosovë shënohet si festë zyrtare dhe ditë pushimi.
9 Maji përkujton Deklaratën e Schuman-it të vitit 1950, dokument që konsiderohet themeli i krijimit të Bashkimit Europian pas Luftës së Dytë Botërore.
Me këtë rast, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe argëtuese në kryeqytet.
Aktivitetet do të zhvillohen kryesisht në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe në Europe House në Prishtinë.
Programi i aktiviteteve
- 12:00 – Hapja e ekspozitës “Me art festojmë Evropën”
📍 Europe House, Prishtinë - 13:00 – Performanca e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”
📍 Sheshi “Zahir Pajaziti” - 13:00 – Këndi i BE-së për fëmijë
📍 Sheshi “Zahir Pajaziti” - 13:00 – Panairi “Team Europe”
📍 Sheshi “Zahir Pajaziti” - 13:10 – Fjalët hyrëse
📍 Sheshi “Zahir Pajaziti” - 13:30 – Koncert i fëmijëve nga “Kori Okarina”
📍 Sheshi “Zahir Pajaziti” - 20:00 – Koncerti qendror për Ditën e Europës
📍 Sheshi “Zahir Pajaziti”
Në koncertin e mbrëmjes do të performojnë këngëtaret Edona Reshitaj, Jehona Sopi dhe Vesa Luma.
Dita e Europës shënohet çdo vit në vendet e Bashkimit Europian me aktivitete simbolike, kulturore dhe edukative që promovojnë unitetin, paqen dhe bashkëpunimin europian.

