Anëtarja e Partia Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka bërë të ditur se kjo parti do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit vetëm me gjashtë kandidatë për deputetë.
Në një deklaratë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Rrusta tha se synimi kryesor i PSD-së është kalimi i pragut zgjedhor.
“Do të garojmë vetëm me gjashtë emra. Është kryetari i partisë, Dardan Molliqaj, pastaj janë: Florin Krasniqi, Natyra Kuçi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi dhe unë”, deklaroi ajo.
Sipas saj, lista e reduktuar është zgjedhje strategjike e partisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kandidatët që do të përfaqësojnë PSD-në janë:
- Dardan Molliqaj
- Florin Krasniqi
- Natyra Kuçi
- Nol Nushi
- Frashër Krasniqi
- Teutë Rrusta

