Partia Demokratike e Kosovës ka finalizuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ndërsa afati për dorëzimin e listave në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundon sot.
Sipas informacioneve të publikuara, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, do të kryesojë listën zgjedhore të partisë.
Top 20 kandidatët e PDK-së
Lista e parë e kandidatëve përfshin këta emra:
- Bedri Hamza
- Uran Ismaili
- Vlora Çitaku
- Përparim Gruda
- Arian Tahiri
- Besa Kabashi-Rama
- Rrahman Rama
- Arben Mustafa
- Sala Jashari
- Enver Hoxhaj
- Jakup Nura
- Ganimete Musliu
- Blerta Deliu-Kodra
- Xhavit Haliti
- Rrustem Mustafa
- Mërgim Lushtaku
- Elmi Reçica
- Ariana Musliu-Shoshi
- Fadil Demaku
- Altin Krasniqi
Kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjithë kandidatët që synojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit institucional, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
PDK hyn në këtë garë zgjedhore me synimin për rikthim në pushtet, me Hamzën si figurën kryesore të fushatës.

