Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hykmete Bajrami: Renditja në listë s’është problem, beteja ime është për Kosovën

Qendra Info by Qendra Info
12/05/2026
in Lajme
0
Hykmete Bajrami: Renditja në listë s’është problem, beteja ime është për Kosovën
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke theksuar se angazhimi i saj politik nuk lidhet me renditjen në listë, por me kauzën për shtetin.

Në një reagim publik, Bajrami tha se nga zyra e partisë është njoftuar se në listën zgjedhore mban numrin 12.

“Jam pjesë e listës së LDK-së, sepse LDK-ja është më e madhe se çdo individ, më e madhe se çdo rrethanë dhe më e madhe se ata që vijnë e shkojnë”, shkroi ajo.

“Kam qenë dhe do të jem në LDK”

Bajrami theksoi se gjatë gjithë karrierës së saj politike ka qëndruar brenda Lidhja Demokratike e Kosovës, duke rikujtuar se është zgjedhur deputete shtatë herë.

“Kam qenë këtu në ditë të mira e në ditë të vështira. Nuk e kam braktisur LDK-në për interesa personale dhe nuk e kam parë asnjëherë si stacion të përkohshëm politik”, deklaroi ajo.

Mesazh për renditjen në listë

Bajrami la të kuptohet pakënaqësi me pozicionimin e saj, duke theksuar se ndodhet pas disa figurave që, sipas saj, deri vonë kanë qenë kundër LDK-së.

“Jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale”, u shpreh ajo.

Thirrje për votë për LDK-në

Deputetja e LDK-së tha se beteja e saj politike është kundër arrogancës së pushtetit, për demokraci funksionale, institucione të forta dhe mbështetje për qytetarin dhe biznesin.

Ajo u bëri thirrje votuesve që të analizojnë listën prej 110 kandidatëve dhe më 7 qershor të mbështesin Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Lista e LDK-së ka 110 kandidatë. Në mesin e tyre, secili prej jush mund t’i gjejë me lehtësi 10 personalitete të denjë për t’ju përfaqësuar. Andaj, analizojeni listën dhe më 7 qershor votoni me bindje – votoni LDK”, përfundoi Bajrami.

Related

Previous Post

PDK finalizon listën për zgjedhjet e 7 qershorit, Bedri Hamza prin në top 20-she

Next Post

Lutfi Haziri zyrtarizon pesë kandidatët e Degës së Gjilanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Next Post
Lutfi Haziri zyrtarizon pesë kandidatët e Degës së Gjilanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Lutfi Haziri zyrtarizon pesë kandidatët e Degës së Gjilanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.