Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lutfi Haziri zyrtarizon pesë kandidatët e Degës së Gjilanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Qendra Info by Qendra Info
12/05/2026
in Lajme
0
Lutfi Haziri zyrtarizon pesë kandidatët e Degës së Gjilanit për zgjedhjet e 7 qershorit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka prezantuar pesë kandidatët e Degës së Gjilanit që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Përmes një deklarate publike, Haziri tha se LDK hyn në këtë proces zgjedhor me synimin për “rikthimin e madh” të partisë, duke theksuar bashkimin e strukturave pavarësisht dallimeve të brendshme.

“Jemi bashkuar në dallimet tona për rrugën më të mirë, por me një qëllim të vetëm: rikthimin e madh të LDK-së për Kosovën”, deklaroi ai.

Pesë kandidatët nga Gjilani

Sipas Hazirit, kandidatët e Degës së Gjilanit janë:

  • Lutfi Haziri
  • Besim Guda
  • Gentrit Murseli
  • Valentina Bunjaku Rexhepi
  • Drenushë Maloku Bejtullahu

Haziri tha se këta kandidatë do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës në Kuvendin e Kosovës.

“Zotohemi se do të jemi zëri juaj më i fuqishëm në Kuvendin e Republikës. Në veçanti, do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit dhe Anamoravës”, u shpreh ai.

Mesazh politik

Në mesazhin e tij, Haziri e përshkroi LDK-në si subjekt që ofron “dashni, dije, përgjegjësi dhe bashkëpunim”, duke theksuar orientimin për stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.

“LDK, besë e shpresë për Kosovën”, përfundoi ai.

Related

Previous Post

Hykmete Bajrami: Renditja në listë s’është problem, beteja ime është për Kosovën

Next Post

Kostoja e luftës së SHBA-së me Iranin arrin në 29 miliardë dollarë, rriten debatet në Kongres

Next Post
Shefi i Pentagonit nxit reagime të forta: Grave t’u hiqet e drejta e votës

Kostoja e luftës së SHBA-së me Iranin arrin në 29 miliardë dollarë, rriten debatet në Kongres

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.