Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SHBA njofton Kongresin për eksport ushtarak drejt Kosovës mbi 14 milionë dollarë

Qendra Info by Qendra Info
14/05/2026
in Lajme
0
SHBA njofton Kongresin për eksport ushtarak drejt Kosovës mbi 14 milionë dollarë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar Kongresin e Shteteve të Bashkuara për një leje të propozuar që parasheh eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në një vlerë prej mbi 14 milionë dollarësh.

Sipas burimeve brenda Kongresit amerikan, të cituara nga Radio Evropa e Lirë, njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve, i cili obligon administratën amerikane të informojë Kongresin për shitje apo leje të caktuara të pajisjeve ushtarake dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.

Dokumenti i dërguar Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit nuk përmban detaje publike lidhur me llojin e pajisjeve apo shërbimeve që do të përfshihen në këtë paketë.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ende nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë zhvillim.

Ky njoftim vjen në një periudhë kur në Uashington po shtohen zërat në mbështetje të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe afrimit të saj me NATO-n.

Kosova ndër vite ka siguruar pajisje të shumta ushtarake nga SHBA-ja. Në vitin 2025, vendi pranoi dronë dhe autoblinda amerikane, ndërsa më herët kishte bërë kërkesë edhe për blerjen e 200 raketave kundërtanke Javelin.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është në vazhdim që nga viti 2018 dhe parashihet të përfundojë brenda një dekade, me mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara.

Related

Previous Post

Çmimet e reja të derivateve në Kosovë, bie çmimi i gasit

Next Post

“Po e shpall Pavarësinë, po” – Endriti rikthen videon e Thaçit me Demaçin.

Next Post
“Po e shpall Pavarësinë, po” – Endriti rikthen videon e Thaçit me Demaçin.

“Po e shpall Pavarësinë, po” – Endriti rikthen videon e Thaçit me Demaçin.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.