Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 14 maj 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i naftës (dizel) mbetet 1.59 euro për litër, ndërsa benzina vazhdon të shitet me çmim maksimal prej 1.49 euro për litër.
Ndryshimi i vetëm është te gasi, i cili ka shënuar ulje, duke zbritur në 0.76 euro për litër, krahasuar me një ditë më parë.
Çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00, bazuar në vendimin e MINT-it të datës 4 maj 2026 për përcaktimin e çmimeve maksimale të lejuara për derivatet e naftës.
Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo parregullsi apo ankesë lidhur me çmimet, të kontaktojnë përmes kanaleve zyrtare të mbrojtjes së konsumatorit.

