Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova dhe Shqipëria drejt lehtësimit të tregtisë ushqimore, AUV dhe AKU dakordohen për harmonizim sipas standardeve të BE-së

Qendra Info by Qendra Info
14/05/2026
in Lajme
0
Kosova dhe Shqipëria drejt lehtësimit të tregtisë ushqimore, AUV dhe AKU dakordohen për harmonizim sipas standardeve të BE-së
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova dhe Shqipëria po lëvizin drejt një lehtësimi të mëtejshëm të tregtisë së produkteve ushqimore, pas një takimi mes drejtuesve të autoriteteve përkatëse të sigurisë ushqimore të dy vendeve.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) njoftoi se drejtori ekzekutiv, Bekim Hoxha, ka pritur në takim drejtoreshën e përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Shqipërisë (AKU), Blerina Gjylameti, ku në fokus ishte reduktimi i barrierave administrative dhe harmonizimi i procedurave sipas praktikave të Bashkimit Evropian.

Sipas komunikatës, palët janë dakorduar për përditësimin e certifikatave tregtare sipas modeleve më të fundit të BE-së, koordinimin në procedurat e gjurmimit dhe trajtimit të njoftimeve në sistemin RASFF, si dhe njoftimin reciprok paraprak për produktet që rieksportohen mes dy vendeve.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi në ngritjen e kapaciteteve laboratorike dhe njohja reciproke e rezultateve të analizave.

Drejtori i AUV-së, Bekim Hoxha, tha se Kosova ka avancuar ndjeshëm në digjitalizimin e shërbimeve dhe kontrolleve.

“Aktualisht kemi arritur rreth 90 për qind të digjitalizimit, duke ndjekur modelet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, drejtoresha e AKU-së, Blerina Gjylameti, prezantoi reformat që po zhvillohen në Shqipëri në kuadër të procesit të integrimit evropian, veçanërisht në përmbushjen e Kapitullit 12, që lidhet me sigurinë ushqimore.

Ajo bëri të ditur se Shqipëria po punon në forcimin e kapaciteteve laboratorike, reformimin e trupave inspektuese dhe rritjen e standardeve të kontrollit në gjithë zinxhirin ushqimor, nga prodhimi deri te konsumatori.

Në nivel teknik, ekspertët diskutuan edhe harmonizimin e certifikatave ekzistuese dhe procedurat e reja të kontrollit, ndërsa u theksua se Kosova do të mbështesë Shqipërinë në fushat ku ka përparësi në zbatimin e standardeve të BE-së, ndërsa Shqipëria pritet të shërbejë si vend referencë për Kosovën në fazat e ardhshme të integrimit evropian.

Related

Previous Post

Alarm në Fushë-Kosovë: Zhduket një vajzë e mitur.

Next Post

Çmimet e reja të derivateve në Kosovë, bie çmimi i gasit

Next Post
Katastrofale dhe e papërballueshme”, qytetarët shpërthejnë për çmimin e naftës

Çmimet e reja të derivateve në Kosovë, bie çmimi i gasit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.