Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, investim afër 1 milion euro

Qendra Info by Qendra Info
14/05/2026
in Lajme
0
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, investim afër 1 milion euro
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fshatin Frashër të Mitrovicës është vendosur sot gurthemeli i Parkut Industrial, një projekt që synon të krijojë hapësirë për zhvillimin e bizneseve prodhuese vendore dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, si dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

Kurti deklaroi se ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe më gjerë, duke theksuar se parku industrial do të krijojë mundësi të reja për prodhim, punësim dhe rritje të eksporteve.

“Ky është një hap konkret për ta kthyer Mitrovicën në qendër të zhvillimit industrial, ashtu siç ka qenë historikisht. Këtu do të kenë mundësi të vendosen biznese nga Mitrovica, nga e gjithë Kosova, por edhe investitorë ndërkombëtarë”, u shpreh Kurti.

Ai ftoi edhe bizneset nga diaspora, veçanërisht bashkatdhetarët nga Mitrovica që jetojnë në Gjermani, Mbretëri të Bashkuar dhe Suedi, që të investojnë në vendlindje.

Sipas Qeverisë, vlera e investimit për këtë projekt është afër 1 milion euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda 150 ditëve.

Kurti bëri të ditur se në tri vitet e ardhshme, Qeveria planifikon të investojë mbi 30 milionë euro në 14 parqe industriale në mbarë Kosovën, me synim modernizimin e infrastrukturës për bizneset prodhuese.

Parku Industrial në Frashër shihet si një projekt strategjik për rajonin e Mitrovicës, duke pasur parasysh historinë industriale të qytetit dhe potencialin për zhvillim ekonomik në të ardhmen.

Related

Previous Post

“Po e shpall Pavarësinë, po” – Endriti rikthen videon e Thaçit me Demaçin.

Next Post

Shpërthen Lladrovci: “Mos e rreh këlyshin se kur rritet, të hakmerret” – thumb i fortë për politikën.

Next Post
Shpërthen Lladrovci: “Mos e rreh këlyshin  se kur rritet, të hakmerret” – thumb i fortë për politikën.

Shpërthen Lladrovci: “Mos e rreh këlyshin se kur rritet, të hakmerret” – thumb i fortë për politikën.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.