Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, sot për vizitën e parë zyrtare në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
15/05/2026
in Lajme
0
Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

AFET - Exchange of views with Marta Kos, Commissioner for Enlargement

0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë, në vizitën e saj të parë që nga marrja e detyrës në vitin 2024.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kos do të zhvillojë takime me krerët institucionalë të vendit, ku fillimisht do të pritet nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi mes Haxhiut dhe komisioneres evropiane do të mbahet në orën 10:00.

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftim.

Pas këtij takimi, Komisionerja Kos do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili është planifikuar të mbahet në orën 10:45.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Vizita e Kos vjen në një periudhë të ndjeshme politike për Kosovën, teksa vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Komisionerja evropiane kishte planifikuar të vizitonte Kosovën më 12 mars, por vizita ishte anuluar për shkak të zhvillimeve politike të asaj kohe, pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani.

Vizita e saj pritet të fokusohet në procesin e integrimit evropian, zhvillimet politike në vend dhe agjendën e reformave në kuadër të marrëdhënieve Kosovë-BE.

Related

Previous Post

LDK denoncon sulme digjitale ndaj kandidatit për kryeministër, paralajmëron kallëzim në polici

Next Post

Kamomili, aleati natyral kundër inflamacionit dhe stresit

Next Post
Kamomili, aleati natyral kundër inflamacionit dhe stresit

Kamomili, aleati natyral kundër inflamacionit dhe stresit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.