Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

LDK denoncon sulme digjitale ndaj kandidatit për kryeministër, paralajmëron kallëzim në polici

Qendra Info by Qendra Info
15/05/2026
in Lajme
0
“LDK mobilizon diasporën: Afati për regjistrim të votimit përfundon më 17 maj”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar publikisht duke denoncuar atë që e cilëson si sulm të koordinuar digjital ndaj profileve zyrtare të kandidatit të saj për kryeministër.

Përmes një reagimi për media, LDK pretendon se sulmet janë realizuar përmes profileve të rreme, ndërhyrjeve të automatizuara dhe aktivitetit të sinkronizuar manipulativ, me qëllim krijimin artificial të perceptimit publik dhe ndërtimin e një fushate diskredituese politike.

Sipas këtij subjekti politik, bëhet fjalë për një ndërhyrje hibride në komunikimin publik dhe procesin demokratik në Kosovë.

“Përmes rrjeteve të profileve të rreme dhe aktivitetit të koordinuar po tentohet të ndërtohet paraprakisht infrastruktura propagandistike për sulme politike,” thuhet në reagimin e LDK-së.

Partia ka bërë të ditur se çështjen do ta adresojë sërish të premten në mëngjes në Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse, duke kërkuar hetim serioz dhe urgjent për rastin.

LDK thekson se demokracia nuk duhet të cenohet nga manipulimet online dhe propaganda anonime, duke shtuar se pavarësisht këtyre zhvillimeve, komunikimi me qytetarët do të vazhdojë.

“Kosova nuk guxon të lejojë që debati demokratik të zëvendësohet me manipulim digjital. Asgjë nuk do ta ndalë komunikimin tonë me qytetarët,” thuhet në fund të reagimit.

Related

Previous Post

SHBA i jep OKB-së 1.8 miliardë dollarë shtesë për ndihma humanitare

Next Post

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, sot për vizitën e parë zyrtare në Kosovë

Next Post
Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, sot për vizitën e parë zyrtare në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.