Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mërgim Lushtaku: Aksioni në Skenderaj, skenografi politike e regjimit

Qendra Info by Qendra Info
15/05/2026
in Lajme
0
Mërgim Lushtaku: Aksioni në Skenderaj, skenografi politike e regjimit
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti dhe kandidati i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmjes në Skenderaj, duke i cilësuar veprimet e Policisë së Kosovës si pjesë të një “skenografie” politike të pushtetit.

Përmes një reagimi publik, Lushtaku ka akuzuar qeverinë në detyrë për instrumentalizim të institucioneve të sigurisë, duke pretenduar se prezenca e policëve me maska në Skenderaj ishte e panevojshme dhe me prapavijë politike.

“Gjithçka që po shohim sonte në Skënderaj është skenografi e këtij regjimi autoritar. Disa policë me maska, pa asnjë nevojë, vetëm për të shërbyer si një polici politike e private e Albin Kurtit”, ka deklaruar Lushtaku.

Megjithatë, ai ka bërë dallim mes kritikës ndaj veprimeve që pretendon se janë politike dhe respektit për institucionin e Policisë së Kosovës.

“Gjithsesi, respekt për uniformën që mbajnë. Shumë gjak është derdhur në tokën e lavdishme të Drenicës që një ditë ta kemi shtetin dhe policinë tonë”, ka shtuar ai.

Reagimi vjen në një klimë tensionesh politike në Skenderaj, pas incidentit fizik të raportuar më herët ku u përfshi zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, rast për të cilin tashmë Prokuroria ka ndaluar dy persona dhe hetimet janë në zhvillim.

Related

Previous Post

Gjermania publikon pagat e reja: Gjysma e punëtorëve fitojnë mbi 4,500 euro bruto në muaj

Next Post

“Dhunë në Gjakovë: Gruaja përfundon në pranga, dyshohet për sulm ndaj partnerit”.

Next Post
“Dhunë në Gjakovë: Gruaja përfundon në pranga, dyshohet për sulm ndaj partnerit”.

“Dhunë në Gjakovë: Gruaja përfundon në pranga, dyshohet për sulm ndaj partnerit”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.