Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjermania publikon pagat e reja: Gjysma e punëtorëve fitojnë mbi 4,500 euro bruto në muaj

Qendra Info by Qendra Info
15/05/2026
in Lajme
0
Pesë vjet punë në Gjermani mjaftojnë për pension, por shuma mbetet e ulët
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania ka publikuar statistikat më të fundit për pagat për vitin 2025, duke treguar një rritje të të ardhurave për punonjësit me orar të plotë. Sipas të dhënave zyrtare nga Zyra Federale Gjermane e Statistikave, gjysma e punonjësve me kohë të plotë fitojnë më shumë se 4,500 euro bruto në muaj.

Paga mesatare vjetore bruto, e llogaritur sipas medianës, ka arritur në 54,066 euro, ose rreth 4,505 euro në muaj, një rritje prej 1,907 eurosh krahasuar me vitin paraprak.

Ndërkohë, paga mesatare aritmetike e të gjithë punonjësve me kohë të plotë është dukshëm më e lartë, duke arritur në 64,441 euro në vit, ose afërsisht 5,370 euro bruto në muaj. Ekspertët theksojnë se mediana jep një pamje më reale të të ardhurave, pasi nuk ndikohet nga pagat shumë të larta të një grupi të vogël punonjësish.

Statistikat zbulojnë edhe hendekun e madh në të ardhura. 10 përqindëshi më i paguar i punonjësve fitojnë të paktën 100,719 euro në vit, ose rreth 8,393 euro bruto në muaj, ndërsa 1 përqindëshi elitë kalon shifrën e 219 mijë eurove në vit.

Në anën tjetër, 10 përqindëshi me të ardhurat më të ulëta fitojnë 33,828 euro në vit ose më pak, që përkthehet në rreth 2,819 euro bruto në muaj.

Dallime të mëdha shihen edhe mes rajoneve. Punonjësit në Gjermaninë Perëndimore fitojnë mesatarisht 55,435 euro në vit, ndërsa ata në Gjermaninë Lindore (pa përfshirë Berlinin) marrin rreth 46,013 euro, duke krijuar një diferencë prej afro 9,500 eurosh në vit.

Sektorët më fitimprurës mbeten energjia, financat dhe sigurimet, ku paga mesatare arrin deri në 77,522 euro në vit. Ndërsa sektorët me pagat më të ulëta vazhdojnë të jenë gastronomia, bujqësia dhe pylltaria, me të ardhura mesatare prej rreth 35,500 eurosh në vit.

Megjithatë, ekspertët rikujtojnë se këto janë paga bruto, dhe shuma reale që përfitojnë punonjësit pas taksave dhe kontributeve sociale është dukshëm më e ulët, varësisht nga statusi familjar, klasa tatimore dhe sigurimet.

Këto shifra konsiderohen një tregues i rëndësishëm për qytetarët e Ballkanit që synojnë tregun gjerman të punës, ndonëse kostoja e lartë e jetesës në shumë qytete gjermane mbetet faktor kyç në vendimmarrje.

Related

Previous Post

Rama në Estoni, merr pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026 dhe takon liderët estonezë

Next Post

Mërgim Lushtaku: Aksioni në Skenderaj, skenografi politike e regjimit

Next Post
Mërgim Lushtaku: Aksioni në Skenderaj, skenografi politike e regjimit

Mërgim Lushtaku: Aksioni në Skenderaj, skenografi politike e regjimit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.