Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sonte finalja e madhe e Eurovision 2026, Shqipëria performon e pesta me ‘Nân’

Qendra Info by Qendra Info
16/05/2026
in Lajme
0
Sonte finalja e madhe e Eurovision 2026, Shqipëria performon e pesta me ‘Nân’
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria sonte rikthehet në skenën më të madhe muzikore evropiane, teksa Alis Kallaçi do të përfaqësojë vendin me këngën “Nân” në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026, që mbahet në Wiener Stadthalle të Vjenës.

Në garën për trofeun e këtij edicioni do të konkurrojnë 25 shtete, ndërsa Shqipëria do të ngjitet në skenë e pesta, menjëherë pas Belgjikës.

Kënga shqiptare “Nân” ka marrë vëmendje të madhe që nga gjysmëfinalja e dytë, ku performanca emocionale dhe vokali i fuqishëm i Alisit elektrizuan publikun, duke e kthyer këngën në një nga më të komentuara dhe më të klikuarat e këtij edicioni.

Finalja do të hapet nga Danimarka, ndërsa performanca e fundit e mbrëmjes do t’i takojë Austrisë, vendit mikpritës.

Sipas rregullave të Eurovision 2026, votimi do të hapet pak para interpretimit të këngës së parë dhe do të mbetet i hapur gjatë gjithë natës, si dhe 40 minuta pas performancës së fundit. Çdo person mund të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar.

Renditja e disa prej performancave kryesore në finale:

  • Danimarka
  • Gjermania
  • Izraeli
  • Belgjika
  • Shqipëria – Alis Kallaçi / Nân
  • Greqia
  • Ukraina
  • Australia
  • Serbia
  • Italia
  • Suedia
  • Austria

Pritshmëritë për Shqipërinë janë të larta, me shumë fansa që e konsiderojnë “Nân” si një nga pretendentet serioze për një rezultat të fortë në finalen e sonte.

Related

Previous Post

Trump: Është vrarë ‘numri dy’ i ISIS-it, SHBA kreu operacion me Nigerinë

Next Post

Trump për Tajvanin pas takimit me Xi: Nuk mbështesim shpalljen e pavarësisë, s’duam luftë me Kinën

Next Post
Tarifat e Trumpit, një dhuratë për Xi Jinpingun?

Trump për Tajvanin pas takimit me Xi: Nuk mbështesim shpalljen e pavarësisë, s’duam luftë me Kinën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.