Shqipëria sonte rikthehet në skenën më të madhe muzikore evropiane, teksa Alis Kallaçi do të përfaqësojë vendin me këngën “Nân” në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026, që mbahet në Wiener Stadthalle të Vjenës.
Në garën për trofeun e këtij edicioni do të konkurrojnë 25 shtete, ndërsa Shqipëria do të ngjitet në skenë e pesta, menjëherë pas Belgjikës.
Kënga shqiptare “Nân” ka marrë vëmendje të madhe që nga gjysmëfinalja e dytë, ku performanca emocionale dhe vokali i fuqishëm i Alisit elektrizuan publikun, duke e kthyer këngën në një nga më të komentuara dhe më të klikuarat e këtij edicioni.
Finalja do të hapet nga Danimarka, ndërsa performanca e fundit e mbrëmjes do t’i takojë Austrisë, vendit mikpritës.
Sipas rregullave të Eurovision 2026, votimi do të hapet pak para interpretimit të këngës së parë dhe do të mbetet i hapur gjatë gjithë natës, si dhe 40 minuta pas performancës së fundit. Çdo person mund të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar.
Renditja e disa prej performancave kryesore në finale:
- Danimarka
- Gjermania
- Izraeli
- Belgjika
- Shqipëria – Alis Kallaçi / Nân
- Greqia
- Ukraina
- Australia
- Serbia
- Italia
- Suedia
- Austria
Pritshmëritë për Shqipërinë janë të larta, me shumë fansa që e konsiderojnë “Nân” si një nga pretendentet serioze për një rezultat të fortë në finalen e sonte.

