Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Pas shortit të hedhur sot, janë përcaktuar numrat me të cilët partitë politike do të paraqiten në fletëvotim, ndërsa vëmendja më e madhe ka qenë te subjektet kryesore politike në vend.
Sipas rezultateve të shortit, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë sërish me numrin 116, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 125. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë numrin 113, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të garojë me 128.
Lista e numrave për disa nga subjektet politike:
- VV – 116
- LDK – 113
- PDK – 125
- AAK – 128
- PSD – 129
- Lista Serbe – 119
- Partia Fjala – 124
- KDTP – 122
- Koalicioni Vakat – 126
- KNRP – 117
- Ashkalinjtë e Bashkuar – 121
- IRDK – 112
- Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 130
- Partia Liberale Egjiptiane – 131
Përcaktimi i numrave në fletëvotim konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin zgjedhor, pasi subjektet politike zakonisht i përdorin këta numra si pjesë të identitetit të tyre gjatë fushatës.
Ndërkohë, fushata zyrtare zgjedhore nis më 28 maj, ndërsa qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit më 7 qershor 2026.

