Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haradinaj kujton betejën e Shqiponjës: Fitorja e UÇK-së u bë testament i mbrojtjes së atdheut

Qendra Info by Qendra Info
17/05/2026
in Lajme
0
Haradinaj kujton betejën e Shqiponjës: Fitorja e UÇK-së u bë testament i mbrojtjes së atdheut
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 17 majin 1999, duke e cilësuar betejën e Shqiponjës si një nga fitoret më domethënëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në prag të lirisë.

Përmes një postimi publik, Haradinaj tha se kjo fitore nuk ishte vetëm ushtarake, por një moment që u shndërrua në simbol kombëtar të rezistencës dhe mbrojtjes së dinjitetit të vendit.

“Fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut. Kjo fitore u reflektua në mbarë vendin dhe brenda disa javëve Kosova u bë e lirë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai bëri të ditur se në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit, janë kujtuar ngjarjet historike të asaj kohe dhe janë nderuar të rënët në Kompleksin Memorial të Shqiponjës.

Sipas Haradinajt, burrat dhe gratë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës mbeten frymëzim i përhershëm për brezat dhe orientim në rrugëtimin shtetëror të vendit.

“Ata mbesin udhërrëfyesi ynë në çdo angazhim tonin për Kosovën që e ëndërruan të rënët ndër breza”, theksoi ai.

Related

Previous Post

“Të gjithë po e bëjnë” – arti i errët i bllokimit të GPS-it në luftën Iran-SHBA

Next Post

Kosova ndër vendet më të varfra në Evropë, renditet e dyta pas Moldavisë sipas FMN-së

Next Post
Kosova ndër vendet më të varfra në Evropë, renditet e dyta pas Moldavisë sipas FMN-së

Kosova ndër vendet më të varfra në Evropë, renditet e dyta pas Moldavisë sipas FMN-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.