Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

VLEN pas protestës së studentëve: Provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Qendra Info by Qendra Info
18/05/2026
in Lajme
0
VLEN pas protestës së studentëve: Provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas protestës së studentëve shqiptarë në Shkup për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, drejtuesit e koalicionit shqiptar VLEN kanë zhvilluar takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke garantuar se kjo çështje po shkon drejt zgjidhjes.

Në një reagim publik, VLEN bëri të ditur se bashkëkryetarët Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, vetëm një ditë pasi paralajmëruan “lajme të mira”, u angazhuan menjëherë në bisedime institucionale për të avancuar zgjidhjen konkrete të këtij problemi shumëvjeçar.

Sipas tyre, në takim është diskutuar përdorimi i gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës, me synimin që zgjidhja të jetë e plotë, funksionale dhe në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Reagimi i VLEN vjen vetëm pak orë pasi mijëra studentë shqiptarë protestuan në Shkup, duke kërkuar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtës për t’iu nënshtruar këtij provimi në gjuhën amtare.

Koalicioni nuk kurseu kritikat ndaj BDI-së, duke theksuar se kjo çështje është lënë pezull për më shumë se 20 vite dhe është përdorur vetëm për retorikë politike.

“Ajo që nuk u zgjidh për dy dekada, tani po trajtohet me hapa konkretë”, thuhet në reagimin e VLEN.

Sipas këtij koalicioni, barazia gjuhësore, arsimi dhe drejtësia mbeten shtyllat kryesore të një shteti modern, teksa premtojnë se zgjidhja nuk do të jetë e përkohshme apo gjysmake, por afatgjatë dhe e zbatueshme për të gjithë studentët shqiptarë.

Related

Previous Post

Kurti inspekton punimet për fabrikën e municioneve në Gjakovë, paralajmërohet edhe prodhimi i dronëve “Made in Kosova”

Next Post

SHBA zgjat deri në qershor pezullimin e sanksioneve ndaj naftës ruse, surprizohen aleatët evropianë

Next Post
HBA paralajmëron sanksione për bizneset që bashkëpunojnë me linjat ajrore iraniane

SHBA zgjat deri në qershor pezullimin e sanksioneve ndaj naftës ruse, surprizohen aleatët evropianë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.