Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Mediat britanike: Pep Guardiola drejt largimit nga Manchester City, epoka 10-vjeçare drejt fundit

Qendra Info by Qendra Info
19/05/2026
in Sport
0
Mediat britanike: Pep Guardiola drejt largimit nga Manchester City, epoka 10-vjeçare drejt fundit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri spanjoll Pep Guardiola duket se po i afrohet fundit të aventurës së tij te Manchester City, me mediat britanike që raportojnë se largimi i tij tashmë konsiderohet çështje e mbyllur.

Sipas raportimeve nga Daily Mail, Guardiola ka marrë vendimin përfundimtar për t’i dhënë fund epokës së tij te klubi anglez, pas një dekade në krye të “qytetarëve”, ndërsa drejtuesit e klubit tashmë janë në dijeni të këtij zhvillimi.

Tekniku spanjoll pritet të udhëheqë edhe dy ndeshjet e fundit në kampionat, përpara se të largohet zyrtarisht nga pankina e Manchester Cityt.

Nëse ky skenar konfirmohet, do të mbyllet një prej periudhave më të suksesshme në historinë e klubit, ku Guardiola e shndërroi Cityn në një fuqi dominuese të futbollit anglez dhe europian.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, emri favorit për ta pasuar është Enzo Maresca, ish-asistenti i Guardiolës, i cili konsiderohet si figura ideale për të ruajtur filozofinë dhe projektin sportiv të ndërtuar ndër vite.

Megjithatë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Manchester City apo vetë Guardiola lidhur me këto raportime.

Mbetet e paqartë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i teknikut spanjoll, emri i të cilit vazhdon të lidhet me kombëtare dhe klube elitare europiane.

Related

Previous Post

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit: Po vazhdon me gënjeshtra dhe shpifje publike ndaj meje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.