Në Kosovë pritet mot më i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell, por edhe me vranësira kalimtare gjatë ditës.
Në disa zona, rrallë mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të dobët shiu, megjithatë reshjet nuk pritet të jenë të përhapura.
Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtejshme, me maksimalen që pritet të arrijë deri në 22°C, duke ruajtur karakterin e këndshëm pranveror të motit.

