Kur bëhet fjalë për problemet me tretjen, menta dhe xhenxhefili janë dy nga zgjidhjet natyrale më të përdorura, por secila vepron ndryshe dhe zgjedhja varet nga simptomat që keni.
Xhenxhefili, i njohur për vetitë e tij qetësuese për stomakun, përdoret shpesh kundër të përzierave, të vjellave, gazrave, fryrjes dhe refluksit. Përbërësit aktivë të tij ndihmojnë në qetësimin e traktit tretës dhe mund të reduktojnë ndjesinë e rëndesës pas ushqimit. Ai rekomandohet shpesh edhe për gratë shtatzëna që përballen me të përziera apo pacientët që marrin kimioterapi.
Nga ana tjetër, menta, sidomos në formën e vajit esencial, njihet për efektin relaksues mbi muskujt e zorrëve. Ajo është veçanërisht efektive për ngërçet, fryrjen, dhimbjet abdominale dhe sindromën e zorrës së irritueshme (IBS). Mentoli që përmban ndihmon në qetësimin e spazmave dhe reduktimin e shqetësimeve pas vakteve.
Kur të zgjidhni xhenxhefilin?
- Nëse keni të përziera
- Në rast të vjellash
- Për gazra dhe fryrje
- Kur vuani nga refluksi apo urthi
Kur të zgjidhni mentën?
- Nëse keni ngërçe në stomak apo zorrë
- Për sindromën e zorrës së irritueshme
- Në rast dhimbjesh abdominale pas ngrënies
- Për fryrje të shoqëruar me spazma
Ekspertët theksojnë se të dyja mund të jenë të dobishme, por nëse simptomat janë të vazhdueshme apo të forta, duhet konsultë me mjekun.

