Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump emëron Eric Wendt për ambasador në Shqipëri, zotohet për mbështetje të SPAK dhe luftë kundër korrupsionit

Qendra Info by Qendra Info
20/05/2026
in Lajme
0
Trump emëron Eric Wendt për ambasador në Shqipëri, zotohet për mbështetje të SPAK dhe luftë kundër korrupsionit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I nominuari i presidentit amerikan Donald Trump për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka paraqitur para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan prioritetet e tij diplomatike, duke vënë theks të veçantë te mbështetja për SPAK-un, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Gjatë dëshmisë së tij, Wendt e cilësoi SPAK-un si një strukturë kyçe dhe jopolitike, duke premtuar se do të mbështesë fuqishëm punën e tij nëse konfirmohet në detyrë.

“SPAK është një strukturë e rëndësishme jopolitike. Nëse konfirmohem, do ta shtyj përpara dhe do ta mbështes punën e tyre të papolitizuar”, deklaroi Wendt.

Ai tha se mbështetja ndaj Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe rrjeteve kriminale ndërkombëtare do të ndihmojë jo vetëm sigurinë e Shqipërisë, por edhe atë të SHBA-së.

“Mbështetja ndaj Shqipërisë në vazhdimin e luftës kundër korrupsionit, si edhe kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës, do ta bëjë Amerikën dhe Shqipërinë më të sigurta”, u shpreh ai.

Në fjalimin e tij, Wendt vlerësoi edhe bashkëpunimin me ushtrinë shqiptare gjatë misioneve të NATO-s, duke thënë se forcat speciale shqiptare “mishërojnë shpirtin luftarak të heroit Skënderbeu”, ndërsa popullin shqiptar e përshkroi si “krenar, punëtor dhe mikpritës”.

Ai prezantoi katër shtylla kryesore të punës së tij diplomatike: sigurinë, mbrojtjen, prosperitetin ekonomik dhe forcimin e misionit diplomatik amerikan në Tiranë.

Në fushën e mbrojtjes, Wendt tha se do të punojë për rritjen e bashkëpunimit ushtarak dhe për përmbushjen e objektivave të NATO-s, përfshirë synimin për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

Sa i përket ekonomisë, ai përmendi sektorët e inteligjencës artificiale, energjisë, infrastrukturës dhe minierave, duke theksuar se investitorët amerikanë duhet të kenë kushte të drejta dhe të barabarta në Shqipëri.

Emërimi i Wendt shihet si sinjal se administrata Trump synon të mbajë fokus të fortë në drejtësi, siguri dhe ndikim strategjik amerikan në Shqipëri dhe rajon.

Related

Previous Post

Trump: Jam në koordinim të plotë me Netanyahun për Iranin, bën shaka se mund të kandidojë për kryeministër të Izraelit

Next Post

FT: BE shqyrton Merkelin dhe Draghin si emisarë për negociata të mundshme me Putinin për Ukrainën

Next Post
FT: BE shqyrton Merkelin dhe Draghin si emisarë për negociata të mundshme me Putinin për Ukrainën

FT: BE shqyrton Merkelin dhe Draghin si emisarë për negociata të mundshme me Putinin për Ukrainën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.