Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar udhëzimet për qytetarët e Kosovës që do të votojnë nga diaspora përmes postës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Procesi i votimit me postë do të zhvillohet nga 21 maji deri më 6 qershor 2026.
Sipas KQZ-së, procedura është kjo:
📬 Si votohet me postë:
✅ KQZ ju dërgon pakon me fletëvotim në adresën tuaj të banimit
✅ Plotësoni fletëvotimin sipas preferencës suaj
✅ Vendoseni fletëvotimin në zarfin e fshehtësisë
✅ Futeni zarfin e fshehtësisë bashkë me dëshminë e regjistrimit në zarfin kthyes
✅ Shënoni saktë adresën e kutisë postare sipas udhëzimeve
✅ Dorëzojeni zarfin në postë brenda afatit
KQZ ka bërë thirrje që votuesit të respektojnë me kujdes procedurat, në mënyrë që vota e tyre të konsiderohet e vlefshme.
Gjithashtu është publikuar edhe broshura me kandidatët, për t’i ndihmuar votuesit para plotësimit të fletëvotimit.

