Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Parulla antishqiptare në Shkup ngre shqetësime për tensione ndëretnike

Qendra Info by Qendra Info
21/05/2026
in Lajme
0
Parulla antishqiptare në Shkup ngre shqetësime për tensione ndëretnike
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një incident me përmbajtje të qartë të gjuhës së urrejtjes ka nxitur reagime në Maqedoninë e Veriut, pas shfaqjes së një parulle antishqiptare në Shkup.

Ngjarja vjen në një periudhë tensioni pas protestave të studentëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar të drejtën për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi nga afër qendrës sportive “Forca” në Shkup, ku në mur është shkruar slogani ofendues: “As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka.”

Mesazhi është dënuar nga aktivistë dhe figura publike, të cilët e kanë cilësuar si nxitje të urrejtjes etnike dhe kanë kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente.

Deri më tani, nuk raportohet për ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet maqedonase lidhur me incidentin.

Ky rast shton shqetësimet për përkeqësimin e klimës ndëretnike në vend. Edhe në raste të mëparshme janë raportuar thirrje dhe kore fyese ndaj shqiptarëve gjatë aktiviteteve sportive, duke ngritur alarm për rritjen e retorikës së urrejtjes në hapësirën publike.

Related

Previous Post

Sekuestrohen mbi 460 mijë euro ari dhe argjendi në Prizren, nën hetim katër persona

Next Post

Manaferrat Goji: çfarë ndikimi kanë te shikimi, zemra dhe sheqeri në gjak?

Next Post
Manaferrat Goji: çfarë ndikimi kanë te shikimi, zemra dhe sheqeri në gjak?

Manaferrat Goji: çfarë ndikimi kanë te shikimi, zemra dhe sheqeri në gjak?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.