Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani në Ferizaj: Refuzimi i gazit amerikan u krijon hapësirë kundërshtarëve të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
22/05/2026
in Lajme
0
Osmani në Ferizaj: Refuzimi i gazit amerikan u krijon hapësirë kundërshtarëve të Kosovës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me qytetarë në Ferizaj ka folur për çështjen e gazit amerikan, duke thënë se kundërshtimi i projekteve të tilla nuk ka vetëm dimension ekonomik, por edhe strategjik dhe gjeopolitik.

Ajo ngriti pyetjen se kujt po i shërbehet me refuzimin e projekteve energjetike amerikane, duke aluduar se një qasje e tillë mund të krijojë hapësirë për ndikime që nuk janë në interes të Kosovës.

“Pyetja që duhet t’ia bëjmë vetes është, kur disa po i thonë jo gazit amerikan, kujt realisht janë duke i krijuar hapësirë? … Armiqve të Kosovës që janë kundër Kosovës”, është shprehur Osmani gjatë fjalimit të saj.

Deklarata u interpretua si kritikë ndaj qeverisjes së Albin Kurti, pasi debati për projektin e gazit amerikan ka qenë pjesë e diskutimeve gjatë mandatit të tij qeverisës.

Osmani shtoi se çështja e energjisë, sipas saj, duhet parë edhe në kontekstin e partneriteteve strategjike dhe orientimit ndërkombëtar të Kosovës, duke argumentuar se vendimet në këtë fushë ndikojnë jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në pozicionin politik dhe të sigurisë së vendit.

Related

Previous Post

Punime në rrjet, KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike të premten në disa rajone të Kosovës

Next Post

Kurti zhvillon takim virtual me kongresistët amerikanë, diskutohen NATO, KFOR-i dhe bashkëpunimi në mbrojtje

Next Post
Kurti zhvillon takim virtual me kongresistët amerikanë, diskutohen NATO, KFOR-i dhe bashkëpunimi në mbrojtje

Kurti zhvillon takim virtual me kongresistët amerikanë, diskutohen NATO, KFOR-i dhe bashkëpunimi në mbrojtje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.