Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama: Më 26 maj mbahet Konferenca Ndërqeveritare, hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në

Qendra Info by Qendra Info
22/05/2026
in Lajme
0
Rama: Më 26 maj mbahet Konferenca Ndërqeveritare, hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama ka deklaruar se më 26 maj në Bruksel do të zhvillohet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri–BE, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të vendit.

Sipas Ramës, kjo konferencë do të “vulosë me sukses fazën hyrëse” dhe njëkohësisht do të shënojë hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në Bashkimi Evropian.

Në një reagim publik, kryeministri tha se procesi i integrimit është rezultat i një pune të vazhdueshme dhe përkushtimi institucional.

“Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi”, është shprehur Rama.

Kreu i qeverisë ka adresuar edhe kritikat e opozitës, e cila në periudha të ndryshme ka pretenduar se procesi i negociatave me BE-në është bllokuar. Ai akuzoi kundërshtarët politikë për përpjekje për të dëmtuar imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

“U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi”, deklaroi ai.

Në fund të reagimit, Rama falënderoi institucionet shqiptare, ekipin negociator dhe qytetarët për mbështetjen ndaj procesit të integrimit, duke përsëritur objektivin politik të qeverisë për anëtarësimin e vendit në BE deri në vitin 2030.

Related

Previous Post

Kremlini: Putin dhe Xi diskutuan transferimin e uraniumit iranian në Rusi

Next Post

Gjermania: Europa po merr më shumë përgjegjësi në NATO, ndërsa SHBA rishikon praninë ushtarake

Next Post
NATO: Çdo aktivitet ajror në Kosovë duhet të koordinohet me KFOR-in

Gjermania: Europa po merr më shumë përgjegjësi në NATO, ndërsa SHBA rishikon praninë ushtarake

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.