Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti përkujton Masakrën e Dubravës: Emrat e viktimave janë aktakuzë e përhershme ndaj autorëve të krimit

Qendra Info by Qendra Info
22/05/2026
in Lajme
0
Kurti përkujton Masakrën e Dubravës: Emrat e viktimave janë aktakuzë e përhershme ndaj autorëve të krimit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të Masakrës së Burgut të Dubravës, e cila ndodhi ndërmjet 19 dhe 24 majit të vitit 1999.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, Kurti tha se Masakra e Dubravës mbetet një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë dhe një dëshmi e krimeve të kryera ndaj shqiptarëve gjatë regjimit serb.

“Emrat e viktimave të Dubravës, të gdhendur në memorial, janë aktakuzë e përhershme kundër atyre që urdhëruan, organizuan dhe ekzekutuan këtë krim”, deklaroi Kurti.

Ai kujtoi se në fund të prillit dhe fillim të majit 1999, autoritetet serbe transferuan të burgosur politikë shqiptarë nga burgje të ndryshme drejt Burgut të Dubravës, duke e shndërruar atë në një hapësirë represioni dhe më pas në vend ekzekutimi.

Sipas tij, nga rreth 980 të burgosur shqiptarë që ndodheshin në Dubravë, 116 u vranë dhe 185 u plagosën, ndërsa profesori dhe veprimtari politik Ukshin Hoti u zhduk me forcë.

“Ky ishte krim kundër njerëzimit, shkelje flagrante e Konventave të Gjenevës dhe e çdo norme të civilizimit njerëzor”, tha ai.

Kurti vlerësoi edhe qëndresën e të burgosurve politikë, duke theksuar se Dubrava nuk përfaqëson vetëm vuajtje dhe masakër, por edhe forcën e shpirtit liridashës.

Ai shtoi se Republika e Kosovës ka obligim moral dhe shtetëror për të ruajtur kujtesën, për të dokumentuar të vërtetën dhe për të kërkuar drejtësi për viktimat.

“Nëse një shtet kujdeset për kujtesën, ai mundëson drejtësi dhe ndërton paqe”, u shpreh Kurti.

Në fund të fjalimit, ai nderoi të gjithë të rënët dhe të mbijetuarit e masakrës, duke theksuar se Kosova e sotme e lirë dhe sovrane është rezultat i sakrificës së dëshmorëve, të burgosurve politikë dhe të gjithë atyre që kontribuuan për liri.

Related

Previous Post

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnim bazik për kërkim-shpëtim urban

Next Post

Duka zyrtarizon ndryshime të reja te Kombëtarja, largohet edhe asistenti historik Ilir Bozhiqi

Next Post
Duka zyrtarizon ndryshime të reja te Kombëtarja, largohet edhe asistenti historik Ilir Bozhiqi

Duka zyrtarizon ndryshime të reja te Kombëtarja, largohet edhe asistenti historik Ilir Bozhiqi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.