Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PD zgjedh sot kryetarin, Sali Berisha kandidati i vetëm në garë

Qendra Info by Qendra Info
23/05/2026
in Lajme
0
PD në kërkim të liderit të ri për Tiranën: Refuzime dhe mundësi surprize
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtarët e Partisë Demokratike do t’u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin që do ta drejtojë forcën politike për katër vitet e ardhshme.

Procesi i votimit do të zhvillohet nga ora 08:00 deri në orën 18:00 në të gjitha degët e Partisë Demokratike në rrethe. Ndryshe nga proceset e fundit zgjedhore brenda partisë, këtë herë numërimi i votave do të kryhet në degët lokale dhe jo në selinë qendrore të PD-së.

Në këto zgjedhje nuk do të ketë garë mes kandidatëve, pasi ish-kryeministri Sali Berisha është i vetmi emër në fletën e votimit. Vetë Berisha e ka cilësuar procesin e 23 majit si një referendum për kryetarin dhe një test besimi nga anëtarësia demokrate.

Gjatë një deklarate të mëparshme, ai u bëri thirrje demokratëve të marrin pjesë masivisht në votim, duke e konsideruar procesin si një tregues të demokracisë së brendshme në parti.

“Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së që, në një akt përgjegjësie dhe vlerësimi për qëndresën dhe angazhimin e tyre, të votojnë në liri të plotë”, është shprehur Berisha.

Ndërkohë, gjatë fazës përgatitore të zgjedhjeve, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi disa emra që kishin shprehur interes për të kandiduar përballë Berishës. Mes tyre ishin Evi Kokalari, Ervin Salianji, Alesia Balliu, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj.

Procesi i sotëm pritet të përcaktojë drejtimin e Partisë Demokratike për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Related

Previous Post

Pakistani në Teheran, Rubio: Ka shenja të lehta progresi në bisedime

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.