Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SHBA pret koordinim për Xhandarmërinë, NATO: Po e monitorojmë situatën

Qendra Info by Qendra Info
23/05/2026
in Lajme
0
“Kurti sulmon opozitën, paralajmëron dy palë zgjedhje për presidentin”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me planin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për themelimin e Xhandarmërisë, duke theksuar se çdo iniciativë e tillë duhet të jetë në përputhje me angazhimet për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë tha se Uashingtoni është duke ndjekur zhvillimet e fundit lidhur me këtë çështje.

“Presim që plani i Qeverisë së Kosovës për krijimin e një force xhandarmërie të jetë në përputhje me zotimet e saj për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, deklaroi zëdhënësi.

Ndërkohë, edhe NATO ka bërë të ditur se po e monitoron nga afër procesin, por ka shmangur komentet më të detajuara.

Një zyrtar i aleancës ushtarake tha se KFOR-i vazhdon të bashkëpunojë me institucionet e sigurisë në Kosovë për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.

“KFOR-i dhe NATO-ja mbeten të përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, thuhet në reagim.

Debati për krijimin e Xhandarmërisë nisi pasi më 19 maj ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi formimin e një grupi punues që do të analizojë dhe propozojë modalitetet për funksionimin e kësaj force të re.

Sipas Sveçlës, Xhandarmëria do të kishte përgjegjësi për mbrojtjen e kufijve, integritetit territorial, luftimin e terrorizmit, menaxhimin e trazirave dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se një strukturë e tillë mund të luajë rol në menaxhimin e sigurisë kufitare, veçanërisht në veri të Kosovës, ku aktualisht KFOR-i mban kompetenca të rëndësishme.

Krijimi i saj ka nxitur reagime edhe në Serbi, ku autoritetet kanë deklaruar se KFOR-i mbetet “forca e vetme legjitime e armatosur në Kosovë” përgjatë vijës administrative.Burimi:REL.

Related

Previous Post

PD zgjedh sot kryetarin, Sali Berisha kandidati i vetëm në garë

Next Post

Mbi 402 milionë euro për mbështetje sociale dhe ekonomike gjatë qeverisjes Kurti

Next Post
Qeveria miraton pakon “Inflacioni 2.0”, Kurti: Mbështetje financiare për pensionistë, punëtorë, fëmijë dhe studentë

Mbi 402 milionë euro për mbështetje sociale dhe ekonomike gjatë qeverisjes Kurti

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.