Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Albin Kurti në Zvicër: Arsimi cilësor është forma më e lartë e patriotizmit

Qendra Info by Qendra Info
24/05/2026
in Lajme
0
Albin Kurti në Zvicër: Arsimi cilësor është forma më e lartë e patriotizmit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë shqiptarë nga treva të ndryshme gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, ku fokusi kryesor ishte te çështjet kombëtare, arsimi, historia dhe roli i rinisë në të ardhmen.

Kurti bëri të ditur se gjatë diskutimit u trajtuan tema që lidhen me lëvizjet kombëtare, shkencën, librin dhe zhvillimin arsimor, ndërsa rekomandoi edhe disa vepra që sipas tij kanë rëndësi të veçantë për njohjen e historisë dhe mendimit politik shqiptar.

Mes librave të përmendur ishin Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet e Sami Frashëri, Filozofia politike e çështjes shqiptare e Ukshin Hoti, Kosova e Noel Malcolm, si dhe Bethoveni dhe Revolucioni Francez e Fan Noli.

Kryeministri theksoi se arsimi cilësor mbetet forma më e lartë e patriotizmit, duke shtuar se institucionet publike dhe sistemi arsimor duhet të shfrytëzojnë potencialin e mërgatës shqiptare.

Sipas tij, në universitetet publike, institucionet shtetërore dhe në pesë gjimnazet e reja të specializuara që planifikohen të ndërtohen, synohet përfshirja e kuadrove profesionale nga diaspora.

“Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor”, theksoi Kurti, duke nënvizuar se përfshirja e ekspertëve nga mërgata do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve dhe sjelljen e përvojave profesionale në Kosovë.

Related

Previous Post

Vjosa Osmani në Ditën e Presidentit: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Next Post

Bedri Hamza: Zëri i Isak Asllanit duhet të dëgjohet më shumë, Kosova u ndërtua mbi sakrificë dhe bashkim

Next Post
Bedri Hamza: Zëri i Isak Asllanit duhet të dëgjohet më shumë, Kosova u ndërtua mbi sakrificë dhe bashkim

Bedri Hamza: Zëri i Isak Asllanit duhet të dëgjohet më shumë, Kosova u ndërtua mbi sakrificë dhe bashkim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.