Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Dramë në Serie A: Juventusi dhe Milani mbesin jashtë Champions League, Como shkruan histori

Qendra Info by Qendra Info
25/05/2026
in Sport
0
Dramë në Serie A: Juventusi dhe Milani mbesin jashtë Champions League, Como shkruan histori
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni 2025/26 në Serie A u mbyll me emocione të mëdha dhe surpriza në javën e fundit, ku u përcaktuan ekipet pjesëmarrëse në garat evropiane dhe skuadrat që bien nga elita.

Goditja më e madhe e mbrëmjes erdhi për AC Milan dhe Juventus, të cilat mbetën jashtë zonës së Champions League.

Milani pësoi humbje dramatike 1-2 në “San Siro” ndaj Cagliari, ndonëse kuqezinjtë kishin nevojë vetëm për një pikë për të siguruar kualifikimin. Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë me golin e hershëm të Alexis Saelemaekers në minutën e dytë, por mysafirët reaguan me golat e Gennaro Borrelli dhe Juan Rodriguez, duke i shkaktuar Milanit një nga zhgënjimet më të mëdha të sezonit.

Nga kjo situatë përfitoi Como, që shkroi histori duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në Champions League. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas triumfoi 4-1 ndaj Cremonese dhe e mbylli sezonin në vendin e katërt. Vetëm shtatë vite më parë, Como garonte në kategorinë e katërt të futbollit italian.

Ndërkohë, AS Roma siguroi vendin e tretë pas fitores 2-0 në transfertë ndaj Hellas Verona. Golat për verdhekuqtë u realizuan nga Donyell Malen dhe Stephan El Shaarawy.

Derbi mes Torino dhe Juventusit nisi me rreth një orë vonesë për shkak të përplasjeve mes tifozëve. Edhe pse bardhezinjtë fituan 1-0, tri pikët nuk mjaftuan për të siguruar një vend në Champions League.

Në fund të tabelës, Lecce siguroi mbijetesën falë fitores minimale ndaj Genoa, ndërsa Cremonese, Hellas Verona dhe Pisa ranë në Serie B.

Për sezonin e ardhshëm evropian, Juventusi dhe Milani do të marrin pjesë në Europa League, ndërsa Atalanta do të garojë në Conference League.

Related

Previous Post

Sulmi rus në Kiev dëmton edhe zyrën e OBSH-së, rëndohet bilanci i viktimave

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.