Sulmet intensive ruse gjatë natës në Kiev kanë dëmtuar edhe zyrën e Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa bilanci i viktimave dhe të plagosurve ka vazhduar të rritet.
Lajmin e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se ndërtesa është goditur nga mbetjet e një prej sulmeve, duke shkaktuar dëmtime në katin e dytë të objektit, përfshirë thyerjen e disa dritareve.
Sipas tij, në ndërtesën e prekur janë të vendosura disa agjenci të Organizata e Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe OBSH-në. Ai theksoi se nuk është raportuar për persona të lënduar brenda objektit.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se nga sulmet e fundit ruse në Kiev dhe rajone të tjera të vendit janë vrarë të paktën katër persona, ndërsa mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas forcave ukrainase, Rusi ka përdorur dhjetëra raketa dhe qindra dronë gjatë valës së sulmeve, megjithëse një pjesë e tyre janë neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Pas sulmeve, OBSH-ja dhe drejtuesit e saj kanë bërë thirrje për ndërprerjen e sulmeve ndaj civilëve dhe institucioneve shëndetësore, duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm.

