Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Begaj uron Kurban Bajramin nga Meka: Zoti sjelltë paqe, mirësi dhe begati në çdo vatër shqiptare

Qendra Info by Qendra Info
27/05/2026
in Lajme
0
Komisioni i Ligjeve shqyrton kërkesën e PD-së për shkarkimin e Presidentit Begaj
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhin e tij nga Meka, qyteti i shenjtë i besimit islam.

Në urimin e tij, Begaj theksoi se Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit, solidaritetit dhe kujdesit për njerëzit në nevojë.

“Shoqëria bëhet më e fortë kur njerëzit ndajnë jo vetëm gëzimin, por edhe dhembjen dhe përgjegjësinë për tjetrin”, u shpreh ai.

Presidenti vuri në pah gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së vlerave tradicionale që, sipas tij, kanë shoqëruar shqiptarët ndër shekuj, si besimi, familja, mikpritja dhe respekti i ndërsjellë.

Begaj theksoi se ndihet i nderuar që këtë festë po e pret në Meka, me ftesë të Salman bin Abdulaziz Al Saud, në vendin ku miliona besimtarë nga e gjithë bota mblidhen për lutje dhe përulësi.

Në fund të mesazhit të tij, ai uroi: “Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti sjelltë paqe, mirësi dhe begati në çdo vatër shqiptare.”

Related

Previous Post

Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam takohen sot me Kurtin

Next Post

Kurti uron Kurban Bajramin: Të udhëhiqemi nga solidariteti dhe respekti për njëri-tjetrin

Next Post
Kurti nga ASHAK: “Kjo Akademi mban kujtesën, debatin dhe lirinë – le të hyjmë në gjysmëshekullin e ri me më shumë shkencë e filozofi”

Kurti uron Kurban Bajramin: Të udhëhiqemi nga solidariteti dhe respekti për njëri-tjetrin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.