Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës përfaqësues institucionalë dhe fetarë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Ndër vizitorët ishte edhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili uroi besimtarët për festën, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për forcimin e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe vlerave të përbashkëta ndërfetare e njerëzore.
Ai përcolli gjithashtu një mesazh për qytetarët dhe klasën politike, duke bërë thirrje për ruajtjen e harmonisë dhe uljen e tensioneve politike në vend.
“Duhet të ruajmë bashkëjetesën dhe të forcojmë frymën e mirëkuptimit mes njerëzve”, theksoi ai në mesazhin e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit.

