Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti uron Kurban Bajramin nga BIK-u: Sakrifica na kujton rrugën drejt lirisë dhe prosperitetit

Qendra Info by Qendra Info
27/05/2026
in Lajme
0
Kurti uron Kurban Bajramin nga BIK-u: Sakrifica na kujton rrugën drejt lirisë dhe prosperitetit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Gjatë vizitës, Kurti i uroi Myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë festën, duke vlerësuar rëndësinë e saj si simbol i sakrificës dhe solidaritetit.

Ai tha se Kurban Bajrami bart një mesazh të fuqishëm për përkushtimin dhe vlerësimin e atyre që kanë sakrifikuar për të mirën e përgjithshme.

“Vizitën e parë për festën e Kurban Bajramit, si për çdo vit, këtë vit vijmë te Bashkësia Islame e Kosovës për t’ia uruar Myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij këtë festë të sakrificës, e cila na e përkujton dhe vazhdimisht na mëson se edhe sakrifica është festë, sepse ne i gëzojmë të mirat dhe frytet e atyre që kanë sakrifikuar para nesh dhe kanë mundësuar që ne të kemi liri e prosperitet”, tha Kurti.

Ai kujtoi gjithashtu dëshmorët e kombit, duke veçuar edhe kontributin e imamëve gjatë luftës.

“Ne asnjëherë nuk e harrojmë që aty janë edhe 37 imamë hoxhallarë nga lufta”, u shpreh ai.

Related

Previous Post

Dodë Gjergji uron Kurban Bajramin nga BIK-u: Të ruajmë bashkëjetesën dhe të ulim tensionet politike

Next Post

Ardian Gjini uron Kurban Bajramin: Kosova është me fat për harmoninë fetare

Next Post
Ardian Gjini uron Kurban Bajramin: Kosova është me fat për harmoninë fetare

Ardian Gjini uron Kurban Bajramin: Kosova është me fat për harmoninë fetare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.