Sot, partitë politike në Kosovë hapin zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, me tubime dhe aktivitete në disa qytete të vendit.
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta çelë fushatën në Prishtinë, me një tubim që nis nga ora 18:00 në sallën “1 Tetori”.
Nga ora 19:30, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin hapës në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të nisë aktivitetet zgjedhore nga Platoja e Parkut të Qytetit në Gjakovë, duke filluar nga ora 19:45.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës do ta hapë zyrtarisht fushatën në sheshin e Ferizajt, me fillim nga ora 20:00.
Me hapjen e fushatës, vendi hyn zyrtarisht në periudhën intensive elektorale, ku partitë do të prezantojnë programet dhe kandidatët e tyre për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

