Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

E hëna nis e nxehtë, pasdite priten stuhi lokale me breshër në disa rajone të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
01/06/2026
in Lajme
0
Moti për të mërkurën: Vranësira, intervale me diell dhe reshje të lehta në disa rajone
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Java e re në Kosovë do të nisë me mot të ngrohtë dhe jo-stabil. Gjatë paradites priten intervale me diell dhe vranësira lokale, ndërsa në disa zona mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.

Pasditja pritet të sjellë destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me zhvillime intensive konvektive, veçanërisht në pjesën veriore, verilindore dhe qendrore të vendit. Në këto rajone priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullima, të cilat vende-vende mund të jenë më intensive dhe të shoqërohen me erëra të forta, bubullima të fuqishme dhe breshër.

Në jug të vendit priten më pak zhvillime atmosferike dhe mundësitë për reshje do të jenë dukshëm më të vogla.

Temperaturat minimale do të lëvizin rreth 12°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 29°C, duke e bërë ditën të ngrohtë përpara depërtimit të masave më të paqëndrueshme ajrore gjatë orëve të pasdites.

Related

Previous Post

“Hëna Blu” sonte në qiell – por jo me ngjyrë blu: ja çfarë është në të vërtetë

Next Post

KEDS njofton ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike të hënën në disa rajone të Kosovës

Next Post
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO

KEDS njofton ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike të hënën në disa rajone të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.