Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Alarm për fruthin në Kosovë: 25 raste të konfirmuara, 5 të reja brenda një jave.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
01/06/2026
in Category
0
Alarm për fruthin në Kosovë: 25 raste të konfirmuara, 5 të reja brenda një jave.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në periudhën 16 prill-1 qershor 2026, në vend janë raportuar gjithsej 25 raste të konfirmuara me fruth.

Sipas të dhënave, gjatë javës së fundit janë regjistruar edhe 5 raste të reja.

Rastet janë raportuar në disa komuna, përfshirë Ferizajn (8 raste), Prishtinën (6), Kaçanikun (5), si dhe nga një rast në Deçan, Fushë Kosovë, Gjilan, Lipjan, Obiliq dhe Shtime.

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore në rast të shfaqjes së simptomave si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë dhe rrufë.

“Duke pasur parasysh kontagjiozitetin e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së tij në komunitet, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e individëve të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thotë IKShPK

Related

Previous Post

Shteti për lëmoshë? Qeveria e “socialit” shpenzoi 792 milionë euro në vetëm tre muaj.

Next Post

Bombë nga Prokuroria: Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë Kosovë, kërkohet gjykim në mungesë.

Next Post
Bombë nga Prokuroria: Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë Kosovë, kërkohet gjykim në mungesë.

Bombë nga Prokuroria: Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë Kosovë, kërkohet gjykim në mungesë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.