Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në periudhën 16 prill-1 qershor 2026, në vend janë raportuar gjithsej 25 raste të konfirmuara me fruth.
Sipas të dhënave, gjatë javës së fundit janë regjistruar edhe 5 raste të reja.
Rastet janë raportuar në disa komuna, përfshirë Ferizajn (8 raste), Prishtinën (6), Kaçanikun (5), si dhe nga një rast në Deçan, Fushë Kosovë, Gjilan, Lipjan, Obiliq dhe Shtime.
IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore në rast të shfaqjes së simptomave si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë dhe rrufë.
“Duke pasur parasysh kontagjiozitetin e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së tij në komunitet, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.
Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e individëve të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thotë IKShPK

