Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani: Kurti më propozoi për një mandat të dytë si presidente, por ndryshoi qëndrim kur u siguruan votat

Qendra Info by Qendra Info
03/06/2026
in Lajme
0
“Osmani mbështet studentët shqiptarë në Maqedoni për protestën e gjuhës shqipe”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bartësja e listës së Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidatja e saj për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se kryetari i Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, fillimisht kishte mbështetur rikandidimin e saj për një mandat të dytë në krye të shtetit, por më pas kishte ndryshuar qëndrim.

Në emisionin “Zgjedhjet në KOHË”, Osmani tha se gjatë bisedimeve të zhvilluara në dhjetor, kishte qenë vetë Kurti ai që kishte propozuar vazhdimin e bashkëpunimit institucional edhe për një mandat tjetër presidencial.

“Kur kemi biseduar në dhjetor, ka qenë vetë ideja e Kurtit që unë të rikandidojë për presidente që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe për një dekadë. Madje ka insistuar se çfarëdo dallimi që kemi pasur është operacionalizuar në të mirë të Kosovës”, deklaroi Osmani.

“E vlerësonte rolin tim në raport me SHBA-në dhe Evropën”

Sipas Osmanit, Kurti kishte vlerësuar edhe kontributin e saj në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

“Ai thoshte se shyqyr ti e ke mbajtur relacionin me SHBA-në e Evropën, kjo na ka ndihmuar shumë, i ka ndihmuar interesit shtetëror. Ka qenë e propozuar nga vetë ai, sikur herën e parë”, u shpreh ajo.

Pretendon se Kurti ndryshoi qëndrim pas sigurimit të votave

Osmani tha se pas zgjedhjeve ishte arritur një marrëveshje që ajo dhe Kurti të angazhoheshin veçmas për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e presidentit.

Sipas saj, situata ndryshoi në momentin kur ajo e njoftoi Kurtin se ishin siguruar votat e nevojshme nga partitë opozitare.

“Pas zgjedhjeve, ne jemi dakorduar që edhe ai, edhe unë të flasim me opozitën për votat. Vetëm kur e kam informuar se tash i kemi 80, 82 vota përafërsisht, në atë moment ai më ka thënë: ‘E tash nuk i ke votat e VV-së’”, deklaroi Osmani.

Deklaratat e saj vijnë në një periudhë tensionesh politike dhe diskutimesh rreth zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, ndërsa deri tani nuk ka pasur reagim publik nga Kurti ose Vetëvendosje lidhur me këto pretendime.

Related

Previous Post

Sveçla: Incizimet e sulmit në Skenderaj ishin fshirë, Forenzika arriti t’i rikthejë

Next Post

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk përfshin kontrollin izraelit mbi 70% të territorit

Next Post
SHBA shpall politikë të re vizash: Ndalim për zyrtarët që cenojnë lirinë e fjalës së amerikanëve në rrjetet sociale

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk përfshin kontrollin izraelit mbi 70% të territorit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.