Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka dhënë përkrahje kandidatit për deputet të PDK-së me numër 20, Altin Krasniqit.
Ai ka thënë se Drenasi ka pasur çdo herë përfaqësim në Kuvendin e Republikës, andaj, sipas tij, prania e Altin Jakup Krasniqit, do të jetë ogur i mirë, për komunën e tyre dhe për krejt Kosovën.
“Vota për Altinin, do të jetë votë, me jehonë përtej kufijve, si një lajm për gatishmërinë e tij për të marrë përgjegjësinë si deputet. Altini meriton të jetë në mesin e kandidatëve më të mirë në Kuvendin e Republikës, duke përfaqësuar dhe promovuar vlerat më të çmuara atdhetare, profesionale dhe të brezit që po vije, i vetëdijshëm për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen tonë. Altini i duhet Kosovës, Kuvendit dhe qytetarëve të komunës së Drenasit, për t’i thënë stop krizës, për ta ndryshuar Kosovën”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

